Në seancën dëgjimore që është thirrur në Komisionin e Sigurisë, pas skandalit publik që bëri për Presidentin Meta në lidhje me dhënien e parregullt të nënshtetësive për persona të inkriminuar, gazetari Adriatik Doçi ka zbuluar edhe se nga i ka marrë informacionet.
Keni depozituar padi në Prokurorinë e Posaçme?
“Investigimi është përfshirë burime të hapura dhe burime konfidenciale. Për burime të hapura janë Fletorja Zyrtare ku janë të gjitha dekretet e presidentit. Hapi i dytë ka qenë vënia në lëvizje e burimeve konfidenciale. Nuk kemi depozituar padi në Prokurorinë e Posaçme. I kemi paraqitur vetëm një hetim për të treguar fenomenin” – tha Doçi.
Ju keni nxjerrë publike këtë listë, a keni arritur më tej për të vërtetuar dhënien e këtyre nënshtetësive?
“Në rrugë zyrtare nuk kam një përgjigje nga ShISh apo Ministria e Brendshme. Verifikimi është bërë shpejt. Kemi një rast që nuk është verifikuar, atë të futbollistit. Ndërsa në listën me 419 emra nuk kemi emra që nuk kanë një kontribut” – tha Doçi.






































