Pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar çështjen e tre gjyqtarëve që i rrëzuan burgimin e përjetshëm Dritan Dajtit.
Tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli po hetoheshin për korrupsion pasi pranuan kërkesën për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit duke e shpëtuar nga burgu i përjetshëm.
Dritan Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në së oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.
Por tre gjyqtarët, i pranuan gjykimin e shkurtuar dhe si rrjedhojë dënimi u ul në 25 vite burg.
Sipas informacioneve për mediat, gjykata vendosi pushimin e çështjes për 3 gjyqtarët me argumentin se nuk gjenden elementë të veprës penale.











































