“Mos rri mënjanë por eja… ”/ Rudina Hajdari prezanton zyrat e partisë së re

0
257

Deputetja Rudina Hajdari, pjesë e partisë NISMA e cila do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka përshëndetur qytetarët me një foto nga zyrat e partisë.

Hajdari shkruan se po punohet pa pushim për t’i dhënë fund klasës së vjetër politike.

Reagimi i plotë:

Ju përshëndes nga zyrat e reja, ku së bashku me skuadrën po punojmë pa pushim për ti dhënë jetë projektit të ri politik i cili do e sfidojë gjithë klasën aktuale politike.

Mos rri mënjanë por eja dhe përfshihu nëse beson se koha e Shqipërisë të sunduar nga 3-4 familje politike duhet të marrë fund e të nisë një epokë ku shteti i përket qytetarit, e drejta triumfon, njerëzit e ndershëm, profesionistë dhe punëtorë respektohen dhe institucionet funksionojnë.

Regjistrohu te rudinahajdari.al dhe organizojmë një takim.

Më shkruaj!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here