Greqia ka shtyrë sërish afatin e masave kufizuese në kufijtë e saj. Kufijtë me shtetin grek për shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj, do të zbatojnë kufizimet ekzistuese, deri më 8 nëntor.
Lajmin e ka dhënë ambasada greke në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada greke njofton:
Mbi bazën e të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që zbatohen sot për personat që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë mbeten në fuqi deri më 8 nëntor.