Të qepura me dorë, Adidas e “djeg” me fanellat e gjigantëve të Europës

0
255

“Fanellat” janë një nga burimet më të mëdha të të ardhurave të klubeve, por edhe vetë kompanive prodhuese. Gjermanët e “Adidas” janë padyshim një nga më të mirët për veshje sportive dhe vit pas viti mundohen të sjellin diçka të re për syrin dhe shijet e tifozëve, që në këtë rast janë edhe klientët.

Së fundmi kompania ka dizenjuar fanellat e katërta për disa nga gjigantët e Europës. Për krijimin e këtyre fanellave “Adidas” ka bashkëpunuar me Humanrace dhe reperin e njohur Farell Uilliams, i cili prej vitesh dizenjon për kompaninë e njohur.

Ideja kryesore e këtyre fanellave është jo e përsosura. Janë uniforma të frymëzuara nga puna me dorë dhe autentike, çka e bën që me patjetër të jenë edhe “Limited Edition”. Do të jenë fanellat e katërta të skuadarve si Arsenal, Juventus, Real Madrid, Mançester Junajtid apo Bajern Muynih dhe shumë shpejt do i shohim si ngjajnë në fushë të veshura nga lojtarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here