Ne? laboratorin e restaurimit te? veprave te? artit pranë muzeut të ikonografisë “Onufri” në Berat ka pe?rfunduar procesi i ndërhyrjes restauruese, në dy ikona të fondit. Qendra e Muzeumeve Berat shprehet se përgjatë muajve shtator- tetor 2020 sipas projektit të hartuar nga specialisti restaurator u finalizua restaurimi i dy ikonave, pjesë e fondit të muzeut të ikonografisë “Onufri”. Veprat që u restauruan janë ikona “Shën Maria me Krishtin dhe shenjtorë” e vitit 1851 me autor anonim dhe ikona “Shpërfytyrimi” e shek – XIX atribuar mjeshtërve të familjes Çetiri. QMB thotë se këto dy vepra ishin me probleme, por bën me dije se ato i janë shtuar fondit të muzeut të ikonografisë “Onufri”, në vitin 2017. “Ikonat paraqisnin shumë problematika në avancim të cilat rrezikonin ekzistencën e tyre, si dëmtim suporti (sfungjerosje), rënie dhe humbje të grundit, dëmtim, plasaritje dhe abrasion të pelikulës piktorike, gufime dhe xhepa bosh dhe depozitime papastërtish të qëndrueshme. Ikonat karakterizoheshin në përgjithësi nga një pelikul pikorike dhe grund i dobët teknikisht, e cila nga dita në ditë degradonte. Pas ndërhyrjes restauruese u arrit rezultati i dëshiruar, tashmë veprat rezultojnë tërësisht të konsoliduara dhe me një paraqitje më të plotë falë integrimit piktorik. Këto ikona, që sigurisht pasurojnë koleksionin e muzeut të ikonografisë “Onufri” do ti shtohen linjës ekspozuese të tij për t’ju ofruar vizitorëve”, shprehet Qendra e Muzeumeve Berat. Koleksioni i muzeut “Onufri” përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Kurse objektet liturgjike, kryesisht, mbajnë firmën e argjendarëve shqiptarë ndër shekuj. Gdhendjet në dru të katedrales janë realizuar nga mjeshtrit Stefan Barka nga Misrasi i Oparit dhe mjeshtër Naum Ngjela nga Lavdari i Oparit në fillimin e shekullit XIX.