Makina humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën, humb jetën 30-vjeçari

0
261
Foto ilustruese

Një 30-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në orët e para të mëngjesit. Makina që drejtonte ka humbur kontrollin dhe është përplasur e një shtyllë të ndriçimit rrugor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02.07 në lagjen nr.15 të Durrësit. Mësohet se i riu ka humbur jetën në vend. Ndërkaq, policia mbërriti në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here