Reali humbje shokuese me Shakhtarin/ Bajerni shkatërron Atletikon, zhgënjen Interi

0
215

Liga e Kampioneve vijoi mbrëmë me ndeshjet e tjera të xhiros së parë në fazën e grupeve, ku spikatën rezultatet surprizuese por edhe ndeshjet spektakolare. Reali humbi, kurse Bajerni e nisi aty ku e mbylli edicionin e shkuar, me fitore spektakolare. Në grupin A shorti kishte vënë përballë Bajernin e Mynihut me Atletikon e Madridit. Dueli midis tyre mbrëmë ishte brenda pritshmërive dhe nuk i zhgënjeu tifozët e skuadrës gjermane. Bavarezët shënuan që në pjesën e parë dy gola me anë të Koman dhe Goretzkës. Spanjollët u përpoqën të mbroheshin por e kishin të pamundur përballë furisë asgjësuese gjermane. Në pjesën e dytë Toliso e sërish Koman shënuan për Bajernin dhe ndeshja u mbyll 4-0 për bavarezët. Po në grupin A, Salzburgu barazoi 2-2 me Lokokotivën e Moskës. Padyshim që ky rezultat favorizon dy skuadrat e mëdha të grupit. Në grupin B, Reali i Madridit zhgënjeu tërësisht, pasi u mposht brenda në kryeqytetin spanjoll nga ukrainasit e Shakhtar Donjeckut, me rezultatin 2-3. Pjesa e parë 0-2, më pas shkoi 0-3 në minutën e 55-të. Reali shkurtoi diferencën me dy gola të Modric e Vinicius, por pa shmangur dot humbjen. Ishte një humbje shokuese, por jo e papritur, pasi Reali vinte nga një disfatë edhe në kampionat. Për skuadrën e Zinedin Zidanit ka disa ditë që gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur. Po në grupin B, rivali i madh i Realit, Interi, u përball me Borusian Munshengladbahut, në një duel ku vendimtare ishte taktika dhe njëherësh potenca e skuadrave në fazën mbrojtëse. Gjermanët zgjodhën kundërsulmin, kurse Interi sulmin. Në pjesën e parë nuk pati gola, teksa lojën më të qartë e bënë gjermanët. Me fillimin e pjesës së dytë Lukaku shënoi, por gjermanët barazuan shpejt. Madje Borusia shënoi golin e dytë me anë të Hofman në të 85’. Por Interi barazoi 2-2 sërish me Lukakun. Në grupin C, Mançester Siti i Pep Guardiolës priti Porton, në një duel të vështirë për anglezët. Diaz shënoi për portugezët në minutën e 14-të, por Aguerro barazoi 8 minuta më pas me penallti. Pjesa e parë u mbyll 1-1. Në pjesën e dytë anglezët shënuan golin e dytë dhe të tretë duke fituar 3-1. Po në grupin C, Olimpiakosi grek priti Marsejën dhe fitoi me një gol në fund të ndeshjes 1-0. Në grupin D, Atalanta e dëshmoi veten shpejt si skuadër e qëndrueshme, simpatike dhe mjaft e konsoliduar në repartet e saj, duke i shënuar kampiones së Danimarkës, Midjaellantit, 3 gola që në pjesën e parë. Në të dytën dhe një gol të katërt dhe i vuri kapak 4-0. Po në këtë grup, Liverpuli u përball me Ajaksin, në një duel emrash historikë. Në fraksionin e parë të lojës shënoi autogol Talioafiko i Ajaksit, duke u dhënë përparësi anglezëve. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja dhe fitoi 1-0 skuadra e Klopit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here