“Do e mund prapë”, Basha sfidon Ramën: U përballa me të në 2011 dhe e munda

0
283

Në konferencën e përditshme për shtyp kreu i PD-së Lulzim Basha ka sfiduar kryeministrit Rama duke thënë se e mundi njëherë në 2011 për bashkinë e Tiranës.

“Nuk mbahet shtëpia me miell hua, se miellin e vjedh ai që është edhe për pak kohë i zoti i shtëpisë. Rama përdor forcën e tij politike si mburojë njerëzore në vendgrumbullimin e plehrave. E kuptoj nervozizmin e tij sepse e pret një humbje e madhe. Unë jam përballur me Ramën në 2011 dhe e kam mundur dhe e mund prapë, po të jetë për ego personale. Sa herë hap konflikt, fut duart në xhepat e shqiptarëve. Sa herë bën batuta dhe bën si klloun po planifikon vjedhjen e rradhës. Është spektakli i ditës për të vjedhur bukën e ditës”-tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here