Policia ka vënë në pranga inxhinieren e ARRSH-së së Durrësit, Dhurata Lazaj pasi gjykata ka caktuar ndaj saj masën arrest me burg. 56-vjeçarja ishte shpallur në kërkim në bazë të operacionit të koduar “By Pass” dhe akuzohet për veprën penale shpërdorim detyre.
Prokuroria e Durrësit bën të ditur emrat e zyrtarëve të ARRSH-së të cilët janë kallëzuar për shpërdorim detyre. Hetimet për ta nisën pasi një sërë aksidentesh automobilistike që kanë ndodhur në rrugën nacionale Plepa Kavajë dhe konkretisht në kilometrin e tretë, ndodhet një pikë furnizimi me karburant, i cili dyshohet se është ndërtuar dhe ka marë leje në kundërshtim me ligjin.
Kujtojmë që disa kohë më parë dy fëmijë humbën jetën në një aksident në këtë vend.
































