Atentati ndaj nipit të biznesmenit në Vlorë/ Dalin pamjet e rënda, shihni si autori i afrohet tek makina dhe e qëllon me armë

0
284

Mbrëmjen e djeshme 27-vjeçari Marjo Ferraj, nipi i një biznesmeni nga Vlora, fatmirësisht i shpëtoi një atentati.

Siç mund të shihni edhe në video duket e pabesueshme se si i riu ka mundur t’i shpëtojë fatmirësisht pa plagë këtij atentati, pasi autori afrohet deri në xhamin e makinës dhe e qëllon.

Me të dëgjuar të shtënat shoferi hap derën e mjetit dhe del jashtë. Por autori është kthyer me kurriz dhe pret që ta marrë makina e shoqëruesit të tij, pa e kuptuar që nuk e ka qëlluar të riun.

Bëhet me dije se autorët po e prisnin jashtë banesës të riun në një mjet Alfa Romeo. Në video duket qartë edhe momenti kur njëri prej autorëve del me qetësi nga mjeti dhe i afrohet makinës së autorit për ta qëlluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here