Këngëtarja e njohur Eli Fara ka qenë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Ajo ka ardhur me një rrëfim ndryshe, këtë herë ajo ka folur për jetën e saj private, për ndarjen nga ish-bashkëshorti në moshë të re dhe me sakrificat që është përballur në jetë.
Ardit Gjebrea: Po prindërit e babait të Marinës si të pritën?
Eli Fara: Më pritën shumë mirë, ata donin ta martonin djalin e tyre.
Ardit Gjebrea: Erdhi Marina.
Eli Fara: Nuk i kisha bërë ende 18 vjeç dhe në të njëjtën kohë punoja edhe si mësuese në një fshat të largët, në Dërsnik.
Ardit Gjebrea: Si shkonte marrëdhënia bashkëshortore?
Eli Fara: Realisht ka qenë me debate sepse brenda meje fillova të hap sytë për çfarë kisha bërë dhe në të njëjtën kohë prisja shumë edhe nga pala tjetër që të ndërgjegjësohej, prisja shumë nga ai. Kemi pasur debate të shumta siç mund të ketë çdo çift. Nuk ishin të këndshme shumë raste dhe ato raste shpesh më çonin në mendimin që nëse nuk do shkonte, unë do ndahesha edhe pse isha bërë me fëmijë.