Google search engine
Home Politike PD me paketë të re antimafia, Basha: Përmirëson klimën e biznesit

PD me paketë të re antimafia, Basha: Përmirëson klimën e biznesit

0
227

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka prezantuar sot ligjin anti-mafia që propozon selia blu, duke theksuar se ky ligj i ri do të ketë veprim prapaveprues.

“Një ndër ligjet e para që do të miratohet & zbatohet nga qeveria e PD, ligji i ri anti-mafia. Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. S’ka më ekstreme se kjo situatë ku jemi. Ligji i ri anti-mafia, çdo koncesion, tender, licencë korruptive, në thyerje të ligjit është e pavlefshme. Zgjidhjen ne e kemi konceptuar te mekanizmi anti-mafia, që do të bazohet te parimi ku çdo e ardhur e paligjshme do t’i kalojë buxhetit te shtetit. Ligji i ri anti-mafia vepron ndaj pasurive të kompanive, individëve të përfshirë në kontrata korruptive, të paligjshme. Pasuritë e paligjshme sekuestrohen, pavarësisht nëse subjektet dënohen penalisht”, tha Basha.

Skema korruptive sipas tij janë kompani të krijuara pak kohë para akordimit të kontratës, kompani pa përvojë në sektorin e kontratës së akorduar, kompani në pronësi të njerëzve me të shkuar kriminale, shpikja e konçesioneve të pakërkuara, rritje shumëfishe e çmimit të kontratës. “Kur njëra nga format e abuzimit të evidentohet, do të trajtohet nga ligji i ri anti-mafia”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here