Kreu i shtetit Ilir Meta tha se nëse nuk reflektohet për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit, Shqipëria do të shkojë në një referendum më 25 prill kur dhe zhvillohen zgjedhjet.
“Duhet të reflektojmë të gjithë dhe mos e kthejmë 25 prillin në referendum. Ose do e kthej në referendum, më i madhi që nga koha e Skënderbeut. Këtë gjë nuk e ndal dot më askush. Të gjithë të bëhen pjesë dhe askush mos dalë kundër ose do ketë kundër gjithë popullin shqiptar, të majtë e të djathtë. Presidenti do bëjë çdo gjë që të respektohet 5 qershori. Ata do vendosin që ta çojnë në referendum? Patjetër. Me gjithë demokratët, socialistët, ballistët, pa parti, që do i qëndrojmë amanetit të Skënderbeut. Sic ka thënë Fan Noli, do jetë më i gjalli ndër të gjallët”, tha Meta.
Ai akuzoi maxhorancën se një “grup i strukturuar kriminal ka bllokuar PS-në, Kuvendin një partiak dhe ka qëllim kryesor rikthimin e Shqipërisë në kohën e partisë shtet.