Presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp është shprehur kundër aktit normativ të qeverisë për gjobitjen në rastin e mosvendoses së maskës. Ai e quan shkelje të të drejtave të qytetarëve ndërsa i ka kërkuar qeverisë të tërhiqet nga ky urdhër, pasi OSHEE nuk ka kompetencë për këtë.
“Gjobat për mosmbajtjen e maskave shkelje të drejtave qytetarëve, nuk është zgjidhje të lësh qytetarët pa drita e ti shantazhosh me burg. Barrierat mbrojtëse, maskë e distacim fizik duhet t’i respektojmë të gjithë për të mbrojtur veten dhe për të mposhtur sa më shpejt këtë pandemi OSHEE nuk ka kompetence tu ndërpresë dritat qytetarëve për mosmbajtjen e maskave”, tha Meta.