Përfaqësuesi i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar një ditë pas deklaratës së kryeministrit Rama i cili tha se “ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër me Evropën, sikur duam të martohemi, por nuk flet”.
Soreca tha se “Shqipëria është afër BE, unë jam optimist dhe pragmatist për negociatat”. Soreca ka theksuar kush është kryesori ndër kushtet që i janë vendosur Shqipërisë.
“Kryesorja është plotësimi i kushteve dhe Reforma në Drejtësi. Shtetet anëtare të BE vazhdojnë flasin në KE për Shqipërinë. Do shohim sa do përmbushen kushtet dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Soreca.









































