Google search engine
Home Aktualitet Kushtetuesja të jetë gati deri në fund të vitit, Kim: Veproni shpejt!

Kushtetuesja të jetë gati deri në fund të vitit, Kim: Veproni shpejt!

0
229

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale kërkon që KED të veprojë shpejt në mënyrë që vendi të ketë Gjykatën Kushtetuese funksionale në fund të vitit.

Thirrja e saj vjen pasi Presidenca dhe Parlamentin kanë publikuar kandidatët e tyre.

“Presidenca dhe Parlamenti kanë publikuar tashmë listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjen thirrjes për të aplikuar. Inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatën Kushtetuese deri në fund të vitit”, shkruan Yuri Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here