“Alo, policia më qëlluan me pistoletë”,i riu nga Vlora denoncon …

0
291

Policia e Vlorës bën të ditur se një 27-vjeçar ka telefonuar në polici duke thënë se dikush që qarkullonte me makinë ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Në informacionin paraprak të policisë thuhet se nuk ka pas të lënduar.

NJOFTIMI

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rasit .

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here