Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për 40-vjeçarin Rrapush Çeça, i cili u shpall i zhdukur një ditë më parë, pas denoncimit të familjarëve.
Mësohet se 40-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
“Për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha Policia.
Panorama mësoi nga dëshmitë e familjarëve se një ditë më parë, ai ishte larguar për në spital pasi nuk ishte ndjerë mirë. Por më pas të afërmit kishin humbur kontaktet me të dhe telefoni rezultonte i fikur.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.