Gazetari Adriatik Doçi shprehet se SPAK ka sekuestruar disa pasuri të presidentit Ilir Meta, i cili i ka pasur në emër të personave të tjerë që kanë qenë subjekte të Operacionit Forca e Ligjit. Gjithashtu ai hedh akuza të forta ndaj presidentit, për të cilin pretendon se është përfshirë në një skandal të rëndë me dhënien e nënshtetësisë për qindra të huaj.
Pas këtij lajmi ka ardhur dhe reagimi i Tedi Blushit, zëdhënësi i Presidenti të Republikës.
Duke i cilësuar sulmet si produkt të interesave okulte, Blushi shprehet se kreu i shtetit do të bëjë transparencën e plotë për qytetarët.
“Në një e-mail drejtuar një deputeti të PS, për të ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme pranë Drejtores së Arsimit të Kamzës, Doçi i Malavitës shkruan:
“…Babai ka qënë 25 vjet sekretar partie. Xhaxhai im, Ali Doçi, prej 26 vitesh ka qenë dhe është komisioner i PS në komunën Rukaj dhe tashmë në Burrel. Ne si familje ka 26 vjet që mbështesim PS.
Nejse, tani nuk më intereson më emërimi i bashkëshortes time. Dua t’ju tregoj shqipëtarëve për dallaveret , që janë bërë brenda dhe jashtë zyrës tënde. Po e kam personale me ty. Dhe jam i vendosur të vijoj.”
E filluam me këtë email, si një provë të parë dhe të mjaftueshme momentalisht, pa u shtruar nevoja për të tjera, për t’u treguar se çfarë fytyrë Doçi përdor sot Malavita për të fabrikuar lajme të rreme.
Asgjë nuk e shpëton aferën e zezë të inceneratorëve të zinj nga hetimi, ndëshkimi dhe hakmarrja e popullit shqiptar për bandën që tallet me qindra milionë euro të vjedhura e të çuara në kompanitë guaska në off shore.
Burgu nuk është premtim por fati më i mirë që i pret këta horra ndërkohë që dhjetëra shqiptarë po humbin jetën nga keqmenaxhimi i pandemisë dhe mungesa e mbështetjes së domosdoshme.
Janë të pashpresa portalet dhe mediat e Rilindjes që punojnë në të zezë të shmangin vëmendjen nga kjo aferë e tmerrshme duke shpikur shpifje për Presidentin.
Të hënën gati në konferencën e shtypit.
Tani çdo të hënë dhe çdo të premte konferenca shtypi për të thelluar transparencën me qytetarët!
ORA E PËRBALLJES PO AFRON!”, shkruan Tedi Blushi.
































