Kreu i qeverisë Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut ku është përballur me gazetarët lidhur me Aktin Normativ të vendosjes së maskave me detyrim. Ai tha se kjo do të qëndrojë si masë deri në fund të dimrit.
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “Opinion” tha se maskat do të jenë të detyrueshme deri në dalje të dimrit, kjo edhe për shkak të faktit se nuk dihet cili do të jetë ndikimi i gripit stinor në reagimin e koronavirusit.
“Maskat do të qëndrojnë deri në dalje tyë dimrit. Çështja është çfarë do të sjelli më shumë gripi stinor. Gjobat do të merren çdo muaj në faturën e dritave dhe nuk do të falen”, tha Rama.
Gjithashtu pa e fshehur vetësigurinë, Rama tha se edhe sikur ai vetë të ndalonte së bëri gjithçka, do të ishte fitues në zgjedhjet e 25 Prillit.
Ramës iu soll në vëmendje rasti i bashkëshortes së një naftëtari në Ballsh, e cila deklaronte se nuk kishte para për të blerë maskë për vajzën e saj.
Referuar kësaj deklarate, Rama tha se maskat mund të bëhen edhe vet dhe kanë të njëjtin efikasitet mbrojtje në rrugë.
Po ashtu, ai tha se maskat e tij i bën vet personalisht dhe nuk i kushton asnjë lekë.
“Unë maskat e mia i bëj vetë personalisht, nuk më kushton asnjë lek, është një pëlhurë që kthehet në maskë. Për qytetarin në rrugë ajo ka plotësisht garanci si një mbrojtëse tekstili. Kjo maska është e mjaftueshme për njeriun që është në rrugë. Maskat mund të blihen, maskat mund të bëhen vetë.-tha Rama.