Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur pikërisht në ditën ku kërkohet që maska të mbahet në ambientet e jashtme. Por disa deputetë ndoshta nuk pyesin për ligjin teksa janë parë të shkojnë në sallën e Kuvendit pa maska.
Dosja.al shkruan se një nga deputetët që është shfaqur pa maskë në ambientet e jashtme të kvuendit është Arlind Çarçani.
Po kështu pas maskë kanë shkuar sot në Kuvend edhe deputetët Lefter Maliqi dhe Selami Jenisheri. Ndërkohë Lefter Maliqi ka deklaruar se mbajtja e maskës është një vendim i Ramës për të shmangur vëmendjen nga krimi dhe droga që kanë pushtuar vendin.