Meta me akuza të forta: Bosët e vërtetë nuk preken, grupet kriminale marrin kontrollin elektoral

0
270

Kreu i shtetit Ilir Meta thotë se është traditë e njohur kanabizimi në vit elektoral, teksa shprehet se bosët e vërtetë të drogës nuk preken. Sipas tij grupet kriminale kanë marrë në dorë kontrollin elektoral.

POSTIMI I METES

Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.

Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here