Lëvizja Socialiste për Integrim ka caktuar kryesinë e saj për bashkinë e Durrësit, e cila do të qëndrojë si e komanduar deri në përfundim të procesit zgjedhor të forumeve drejtuese të kësaj partie.
Ekipi i ri drejtues i Bashkisë së Durrësit:
Kontjana Kuçi, kryetare e LSI Bashkia Durrës
Bujar Dhima, nënkryetar i LSI Bashkia Durrës
Eno Karapici, nënkryetar i LSI Bashkia Durrës
Ervis Vata, Sekretar i Përgjithshëm i LSI Bashkia Durrës
Vetë Kryemadhi pati takim me strukturat në Durrës një ditë më parë ku tha se Durrësi është një nga qytetet më të rëndësishme në Shqipëri, për vetë pozitën gjeografike dhe influencës që ka në politikën dhe ekonominë shqiptare.









































