Në një dalje për mediat kryetari i PD-së Lulzim Basha denoncon se shifrat falsifikohen dhe se numri i të infektuarve është më i lartë. Ai shprehet se Prokuroria duhet të kishte nisur tashmë hetimet për Ramën dhe ministres e Shëndetësisë.
“Une nuk do te lodhem se kujtuari detyrat dhe pergjegjesite qe qeveria ka perballe shqiptareve. Parate e taksave te shqiptareve vazhdojne te shperdorohen nga nje grusht oligarkesh. Çdo vuajtje shtesë për shqiptarët gjatë këtyre muajve nuk vjen vetëm prej pandemisë, por vjen nga Edi Rama dhe skemat e tij të korrupsionit. Arsyeja përse Edi Rama bën sikur nuk e ka dëgjuar planin tonë me 5 pika është rrjedhja e vazhdueshme e parave të buxhetit për skema korrupsioni. Të dhënat e raportuara për të infektuarit dhe viktimat janë të manipuluara. Asnjë reagim nga qeveria për lajmin se spitalet COVID 1 dhe 2 janë mbushur plotësisht.Nuk ka më asnjë minute kohë për të pritur. Vendi është futur në qorrskak drejt greminës. Duhet të marrim masa si vendet e rajonit.Mjaftojnë masat që kanë marrë vendet e rajonit për të gjykuar nëse Shqipëria po bën atë që duhet”, tha Basha.
Ai u shpreh se minimumi duhet të bëhen 2500 testime në ditë dhe kjo sipas tij është plotësisht e mundur. “T’u tregosh qytetarëve se ku ta vënë dhe ku ta heqin maskën është të lash duart nga shëndeti i tyre”, tha ai.