Skenari më i keq në Shqipëri, Manastirliu: Kemi kapacitet 1600 shtretër

0
262

Në skenarin më të keq të pandemisë Covid, Shqipëria mund të përballojë një kapacitetet prej 1600 pacientësh të shtruar në spitale.

Kështu u shpreh  mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion” ministrja Ogerta Manastirliu, e cila tha se  në rast të ezaurimit të kapaciteteve në spitalet Covid 3 dhe 4 do të shfrytëzohen spitalet rajonale.

Manastirliu: Covid 3 dhe 4 janë spitale të mirëpajisura, gati për t’u futur në funksion në momentin që do të kemi fluks.

Fevziu: Edhe me staf?

Manastirliu: Përgjatë verës kemi punësuar 150 infemierë dhe mjekë.

Fevziu: Ku i keni gjetur?

Manastirliu: Infermierët i keni rekrutuar nga portali “Infermierë për Shqipërinë” dhe sot që kemi hapur portalin kemi 1 mijë aplikues. Me mjekët jemi angazhuar me infeksionistë, mjekë të familjes dhe mjekë të QSUT-së në specialistë të ndryshme. Por duhet të ezaurohen një herë kapacitetet e dy spitaleve q ëtë hapim tjetrin. Kemi edhe 25% ose  ¼ e dy spitaleve të lira.

Fevziu: Cili është skenari më i keq që ju parashikoni?

Manastirliu: Ne kemi një strategji të përgjigjes së vjeshtë -dimrit. Skenari i tretë është ai ku futet edhe përfshirja e spitaleve rajonale. Pra kur mbyllen kapacitetet 550 shtretër, atëherë kemi tre skenarë të tjerë ku futen edhe spitalet rajonale: 5 spitale në skenarin e parë dhe 6 në dy skenarët  e tjerë, ku totali i shtretërve arrin në 1600 shtretër.

Fevziu: Keni një skenar të njerëzve që mund të humbin jetën? Fauci ka thënë se 400 mijë amerikanë mund të humbin jetën.

Manastirliu: Nuk do më pëlqente të flisja për fatalitetet dhe pse projeksionet dhe simulimet janë./ Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here