Reshje të dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë sjellë rënie gurësh në aksin rrugor Elbasan-Librazhd duke vështirësuar kështu qarkullimin.
Mësohet se para mesnatës u bllokua përkohësisht rruga në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.
Ndërkaq, bëhet e ditur se një shtëpi në fshatin Gurabardh është përmbytur nga përroi i Zaranikës.