Mjeti del nga rruga dhe përfundon nën ujë/ Shpëtojnë mrekullisht vjehrri dhe nusja në Librazhd, thyejnë xhamin e makinës. Marjana Iljasllari: Pamë tmerr me sy!

0
621

Mëngjesin e sotëm një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Pishkash dhe ka përfunduar në përroin “Lingajca”,  pranë Hidrocentralit.

Mësohet se makina me targë “AA266TT” që drejtohej nga Hysen Skordhja, është fundosur në ujë. Ndërkohë që shoferi së bashku me nusen e djalit, Marjana Iljasllari momentalisht ndodhen në spitalin e Prrenjasit jashtë rrezikut për jetën. Ka qënë kryefamiljari që ka thyer xhamin e makinës dhe ka nxjerrë dhe nusen e djalit prej mjetit.

Pas këtij aksidenti të frikshëm, shoferi ka thënë për mediet se me zor kanë dalë nga makina. “Po vija nga Tirana, te kjo kthesa më rrëshkiti makina dhe rashë në ujë. Shpëtova se dola isha vetë i dyti. Me zor nxora personin që kisha me vete”, ka treguar ai. 

Ndërsa nusja e djalit të tij thotë se policia u vonua dhe se është tmerruar nga ajo që ka ndodhur. “Nuk kam fjalë për me fol. Jam e tmerruar. Policia e Shtetit erdhi pas një sahati, a lanë aty në rrugë. Tmerrin që kam parë sot se kam parë ndonjëherë në jetën time. Ke i shpëtuar të dy për fije të flokut”, është shprehur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here