Kënga e re e Bebe Rexheës ka pushtuar klasifikimet botërore. “Baby I’m jealous”, bashkëpunim me reperen Doja Cat u publikua në You Tube, ndërsa në klip merrnin pjesë dhe disa yje të TikTok, si Charli D’Amelio dhe Avani Gregg.
“Baby, I’m Jealous” aktualisht është kënga e parë në listën e këngëve “top trend” të platformës më të madhe të muzikës në botë, Spotify.
Lajmin e dha vet “Spotify Charts” duke publikuar në rrjetin social Tëitter një infografikë, të 10 këngëve më në trend për momentin në botë.
“Bebe Rexha dhe Doja Cat, ‘Baby, I’m Jealous’ është numër një në top 10 debutimet globale. Këto këngë kanë bërë hapjen më të madhe të fundjavës rreth e rrotull botës”, bëri me dije Spotify Charts.