Prej vitesh është munduar të mbajë të fshehtë jetën e saj private, kur herë pas here maksimumi kemi parë foto me djemtë e saj. Por duket se Xhemi Shehu e ka kuptuar tashme që jeta privat nuk ruhet aq hermetike.
Madje, moderatorja e cila kurrë s’ka ndarë një foto të bashkëshortit të saj, e ka bërë “zemrën gur” së fundmi.
Në një postim në InstaStory, Xhemi ka treguar se e ka kaluar ditën me familjen dhe nga larg ka fotografuar bashkëshortin e saj.
Ai shfaqet duke ecur krah njërit prej djemve të tyre, teksa shijojnë së bashku kohën e familjes.










































