Google search engine
Home Politike Meta: Rama më 25 prill nuk do ketë vetëm President “të shkalluar”,...

Meta: Rama më 25 prill nuk do ketë vetëm President “të shkalluar”, por…

0
239

Kreu i shtetit Ilir Meta ka publikuar një pjesë të fjalimit të tij në Kuvend kur u zgjodh kreu i shtetit më 28 prill 2017 e ku shprehet se mes pushtetit e demokracisë ai ka treguar se ka zgjedhur gjithmonë të dytën.

Meta paralajmëron kryeministrin Rama të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, pasi në 25 prill nuk do të ketë vetëm “president t shkalluar”, por “re milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh”.

POSTIMI I METES

Meqënëse Kryepinoku Rilindas u justifikua për zgjedhjen e detyruar para tre vitesh të “Presidentit të shkalluar”, më duhet t’ju kujtoj të gjithë socialistëve se Ilir Meta ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.
Unë u kam bërë të qartë se midis Pushtetit dhe Demokracisë, kam zgjedhur gjithmonë Demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, ku të drejtat e qytetarëve shtypen e dhunohen.
Tani ju e kuptoni se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”.
Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here