Tronditet Shkodra/ Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake, dalin detajet e para zyrtare, si shpëtoi mrekullisht bashkëshortja e tij

    0
    397

    Policia e Shkodrës jep detaje mbi atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake, Mentor Hasanaj. Mësohet se në makinë ka qenë dhe bashkëshortja e Hasanajt, Vjollca Hasanaj 28-vjeç. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit  për të bërë të mundur kapjen e autorit.

    “Më datë 11.10.2020,  rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik,  një person i paidentifikuar që qarkullonte me motomjet,  ka qëlluar  me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe  ku udhëtonin  shtetasit M. H. 37 vjeç, V. H. 28 vjeçe dhe Xh. H. 70 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

    Si pasojë janë plagosur shtetasit M. H, me detyrë Shefi i Policisë bashkiake  në Malësinë e Madhe  dhe Xh. H., i ati i tij,  të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore

    Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po  kontrollohet zona  ku dyshohet se ka lëvizur autori. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit  për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën intensive për grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe indetifikimin e autorit”, njofton policia.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here