Mediat kosovare raportojnë se dy persona janë plagosur në Pejë afër fakultetit të Biznesit. Njëri nga të plagosurit mësohet se është familjar i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ahmet Xhekaj sipas mediave është nipi i familjes Haradinaj.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë gjatë ditës se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e të dyshuarit. Sipas mjekëve, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri prej viktimave ishte kalimtar i rastit.








































