Ditën e sotme u bë publike lista e kandidatëve për deputet të PD për Tiranën, ku ranë në sy emra të njohur. Mes tyre ishin edhe artisti Robert Budina, ndër figurat kryesore që organizoi protestat dhe kundërshtoi shembjen e Teatrit Kombëtar.
Pikërisht në lidhje me kandidimin e Budinës për deputet ka ardhur reagimi i juristes së njohur, aktivistes Mirela Cela Jorgo, e cila ka qenë edhe vet pjesë e protestave kundër shembjes së Teatrit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale juristja shkruan se Robert Budina ka përdorur kauzën e Teatrit Kombëtar për të përfituar politikisht.
Reagimi i plotë i juristes:
Dmth vëllezerit Budina mashtruan 2 vjet e gjysëm tek mikrofoni i sheshit te teatrit se nuk donin karriere politike me protesten.
E ju jeni kokrrat e legenave.
PO VETËM TË JENË BUDALLENJË SHQIPTARËT DHE MILITANTËT E PD T’JU BESOJNE JUVE, O BUDINA.
Aktruat 2 vjet e gjysëm në atë shesh me fjalime patetike.
Po si mund te jeni te besueshëm kur shfrytezuat nje kauz aq qytetare.
Si nuk ju vjen turp
Jo vetëm që paska patur te drejtë Rama dhe Veliaj qe thoshin se këta jane per interesat e tyre.. Po çfare kusuri kishim ne që e donim me zemër atë kauz.