Eduardi sfidon Arbanën me recetën 5 minutëshe të gatimit

0
355

Moderatorja e njohur Arbana Osmani prej kohësh ka treguar dhe pasionin e saj për gatimin, duke sjellë madje dhe dy libra me receta. Por duket se partneri i saj ka dashur ta “sfidojë” me një recetë 5 minuta.

Ditën e djeshme, regjisori publikoi në Instagram disa video, ku shfaqej duke ushqyer disa lepuj me misra.

“Arbana Osmani, receta ime për 5 minuta për një super darkë. Nesër do t’i sjell të gjithë për drekë”, ka shkruar Grishaj, krahas videove.

Ndërkohë, duket se kjo ide i ka pëlqyer shumë djalit të moderatores, e cila iu përgjigj:

“Joni thotë na i sill të gjithë se do i mbaj te dhoma”. Arbana dhe Eduarti jetojnë prej kohësh në një shtëpi bashkë me djalin e moderatores, por së shpejti, familja e tyre do të zgjerohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here