“E paske marrë lopën për vete”/ Plas keq sherri mes gocave ‘live’ në emision: Do të çoj në Gjykatë të Lartë, vetëm femër nuk je

0
378

Tea Trifoni dhe Shqipe Hysenaj duket se nuk do të merren vesh asnjëherë me njëra-tjetrën.Ditën e djeshme, vajzat e “Perputhen” kanë shpërthyer ndaj njëra-tjetrës edhe në ofendime.

Shkak u bë vendimi i fundit i Teas dhe Andit, të cilët kanë dalë tre herë në takim bashkë dhe ndanë të njëjtën ide për të bërë një pauzë dhe për të dalë me persona të tjerë.

Nëse do të rikthehen tek njëri-tjetri, atëherë ajo që po përjetojnë është diçka e vërtetë, në të kundërt, jo.

Por duket se për Shqipen ky vendim nuk është me vend, sepse ajo vetë nuk do ta linte dikë që i afrohet 70% mashkullit të saj ideal, të dilte me të tjera.

Tea TrifoniTi Shqipe vetëm femër nuk je! Nuk flasin kështu femrat!

Shqipe Hysenaj: Çfarë jam unë?

Tea Trifoni: Ti që në momentin e parë që ke vënë këmbë këtu, ke filluar të ofendosh Mevlanin duke e quajtur trupeshk, pulë, atë tjetrin e ke quajtur kafshë, lopë…

Shqipe Hysenaj: E paske marrë lopën për vete?

Tea Trifoni: Po! E kam sqaruar këtë.

Shqipe Hysenaj: M’i përfundo gjërat që nis të sqarosh.

Tea Trifoni: Ty nuk të jap asnjë shpjegim se je një person pa edukatë që cënon dinjitetin e njerëzve. Do të çoj në Gjykatë të Lartë!

Shqipe Hysenaj: Lëre gjykatën se je në emision këtu.Pse e le të lirë Arbrin?

Tea Trifoni: Më tha dua të dal në takim me vajza të tjera dhe e lash të lirë.

Tea Trifoni: Se s’mbaj asnjë të lidhur si ti.

Shqipe Hysenaj: Kë mbaj të lidhur unë?

Tea Trifoni: Po të gjithë! Na ke çarë menderen këtu!

Shqipe Hysenaj: Unë jam e paedukata apo ti që përmend menderen këtu?

Tea Trifoni: Nuk merrem më me ty, mos më flit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here