Në 24 orët e fundit në të gjithë botën janë shënuar mbi 338 mijë raste të reja ditore duke shënuar një rekord të ri botëror të infektimeve me COVID-19.
Vetë OBSH bën të ditur se rekordi ditor i fundit ishte regjistruar më 2 tetor me rreth 330 mijë raste. Ndërkohë që vdekjet në botë kanë qenë 5514.
Raste të reja rekord janë shënuar në SHBA, Gjermani, Francë, Britani e Madhe dhe Spanjë.