Ekstradim drejt Italisë është vendimi që ka dhënë gjykata për Bujar Sejdinaj, i njohur si “xhaxhai” dhe që dyshohet se është pjestar i “Ndragheta”.
Sipas News 24, Sejdinaj me origjinë nga Dibra u ndalua më 24 korrik në Tiranë, kjo pasi autoritetet italiane thonë se ai ka takuar pjestare të mafies në shtetin italian. Ndërkohë vetë Sejdinaj ka pretenduar se në Itali ka punuar si marangoz dhe nuk ka lidhje me trafikun e drogës. Ai tashmë ka dhjetë ditë kohë të apelojë vendimin.
Ndërkaq, ai dyshohet se është anëtar i familjes mafioze “Belloco”, dhe dyshohet se në Spanjë ka qenë pjesë e trafikut të kokainës duke blerë 20 kg drogë.