Partia Demokratike do të votojë sot për përzgjedhjen e kandidatëve të saj për deputet në qarkun e Fierit.
Nga lista me 22 emra në sy bien dy kandidatë, Roel Zoga, mjek neurolog dhe kardiologu Viktor Gjini. Gjithashtu pjesë e listës është edhe ish-deputeti Luan Baçi.
Procesi i votimit ka filluar prej orës 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00 pranë zyrave të degëve përkatëse.
Nga ana tjetër dje u hodhën akuza për mungesë transparence në procesin e zgjedhjes së kandidaturave për deputetë të Partisë Demokratike nga vetë demokratët. Zamira Mernica, nga Fieri akuzoi ish- kreun e PD-së në Fier, Luan Bacin, se ka dërguar në lista rrethin e tij të ngushtë.
Kandidatët për deputetë në degën e Fierit që votohen sot:
1. Alban Zhapaj
2. Alketa Lugaj
3. Amarda Shanaj
4. Anisa Zakaj
5. Arbër Gurguri
6. Ardian Fero
7. Aurora Koroveshi
8. Dritan Petova
9. Edmond Plaka
10. Endri Japuaj
11. Enkeleda Veliu
12. Ibrahim Morina
13. Ilir Bele
14. Ledio Kastrati
15. Leonard Feleqi
16. Lorenc Hoxha
17. Luan Baçi
18. Luljeta Seiko
19. Neshet Driza
20. Roel Zoga
21. Suzana Numani
22. Viktor Gjini

































