Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë në rrjetet sociale, ku ka njoftuar firmosjen online me Bankën Europiane për Rindërtimi dhe Zhvillim marrëveshjet e investimeve për turizmin dhe trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier dhe Gjirokastër.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Kryeministria – FIRMOSEN ONLINE ME BANKËN EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM MARRËVESHJET E INVESTIMEVE PËR TURIZMIN E TRASHËGIMINË NË SHKODËR, BERAT, FIER DHE GJIROKASTËR
Me Presidentin e BERZH dhe Ambasadorin Soreca, për memorandumin e Mirëkuptimit me BERZH në mbështetje të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe dy Marrëveshjet e Financimit për zhvillimin e Turizmit dhe Infrastrukturës në katër pole strategjike për ekonominë kombëtare.



































