Më 13 tetor Apple do të ketë një tjetër event në pritje të iPhone të rinj, edhe ato 5G duke pasur parasysh se slogani është “Hi, Speed”.
Transmetimi do të nisë në orën 10.00 me orën lokale, pra 19.00 me orën e Shqipërisë, dhe si dy eventet e fundit të pple do të ketë vetëm organizim dixhital pa një ftesë për shtypin.
Përveç iPhone, për të cilët pritet katër modele, nuk përjashtohen as risitë e kufjeve AirPods Studio.