Të ndalen sulmet ndaj vetingut ka qenë apeli i shefes së ONM-së Genoveva Ruiz Calavera gjatë takimit të eurokomisionerit të zgjerimit Oilver Varhelyi me anëtarët e Komisionit të Vetingut.
Në një postim në “Twitter”, Genoveva Ruiz Calavera ka dhënë mesazhin e qartë të saj, ndërsa bëri thirrje që të ndalen sulmet e padrejta ndaj disa anëtarëve të vetingut.
“Vizitë e rëndësishme në institucionet shqiptare të vetingut me Komisionerin OliverVarhelyi. Vetingu vazhdon me të njëjtin profesionalizëm dhe përkushtim për të siguruar që Reforma në Drejtësi të japë më të mirën për qytetarët shqiptarë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen”, shkruan Calavera.
Ndërkohë, Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, shkroi se BE mbështet fuqimisht procesin e verifikimit, i cili është thelbësor për integrimin e Shqipërisë.







































