Rrëzohet lista e deputetëve të 2017-s/ Konfirmohet në Korçë vetëm Ervin Salianji, eliminohen Klevis Balliu dhe Hekuran Hoxhalli

0
350

Janë mbyllur votimet e kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës.

Anëtarësia ka skualifikuar nga gara dy ish-deputetë të këtij Qarku përkatësisht, Klevis Balliu dhe Hekuran Hoxhalli, ndërsa ish-deputetja tjetër Valentina Duka nuk ka kandiduar.

Gjithashtu, anëtarësia e PD-së ka skualifikuar nga gara edhe ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri. I vetmi që është konfirmuar në këtë qark dhe që ishte në listën legjislaturës së kaluar është ish-deputeti Ervin Salianji.

Ky i fundit ia marrë mbështetjen më të lartë nga baza e demokratëve, ndërkohë që numri i votave kundër ka qenë në nivele minimale.

Klevis Balliu ka marrë 310 vota kundër, ndërsa Eduart Kapri 170 vota kundër. Në votimet e PD-së në Pogradec për kandidatë për deputetë votuan 450 anëtarë.

Lista me emrat e kandidatëve që kualifikohen për të vazhduar garën në Pogradec:

1- Anila Hysenbegasi
2- Arjan Mançellari
3- Armant Zerka
4- Erald Kapri
5- Erlis Çela
6- Genti Çela
7- Oligert Muçllari
8- Selaudin Jakupllari

Gjithashtu, ka përfunduar edhe procesi i numërimit në Degën e Korçës, ku të dhënat janë si më poshtë: Numri i anëtarëve me të drejtë vote: 1375 anëtarë. Pjesëmarrja në votime: 884 anëtarë ose 64 %. Më i kontestuari nga kandidatët ka qenë Dritan Shano, por nuk ka arritur të skualifikohet.

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijojnë procesin ne fazën tjetër:

  1. ADRIAN MAHO
  2. ANDREA MANO
  3. DRITAN SHANO
  4. GJERGJI GJATA
  5. GJERGJI MERO
  6. KIÇO TANE
  7. KRISTI KOÇIBELLI
  8. LANDI GUSHI
  9. LEDINA ALIOLLI
  10. MATEO BALLI
  11. METIN VENXHA
  12. NIKOLLAQ DOKU
  13. SORINA KOTI
  14. SUELA MYRTOLLARI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here