Kodi Zgjedhor në fokus të takimeve të Varhelyi në Tiranë: Zgjedhjet do të jenë një test

0
269

Eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi është ndalur në një vizitë një ditore në Tiranë. Në takimet e tij me presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha si dhe në Kuvend kryefjalë ka qenë mratimi i Kodit Zgjedhor ku dhe theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një test për Shqipërinë.

Ai tha se po analizohet vota në Kuvend për Kodin Zgjedhor dhe se duhet një reformë zgjedhore e besueshme.

“Sa i përket reformës zgjedhore ne po analizojmë votën e Kuvendit. Duket që ka të bëjë me një çështje në thelb. Për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk ndalohen dhe nuk bëhen më të vështira me anë të këtyre reformave atëherë ne mund ta shohim atë projektligj me një mendje të hapur por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicionet para dhe pas zgjedhjeve. Reformat e 5 qershorit ishin tejet të rëndësishme. Shpresoj që në bazë të asaj marrëveshjeje partitë të marrin pjesë në zgjedhje. Po e konfirmoj, më pas do kem takim me kreun e opozitës jashtëparlamentare. Ne përgëzuam kryeministrin për arritjet. Ka ende sfuida, si lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhet të jetë funksionale Gjykata Kushtetuese. Vetingu është i rëndësishëm. Na duhet reformë e besueshme zgjedhore. Zgjedhjet do jenë testi”, tha Varhelyi gjatë konferencës me kryeministrin Rama.

Në takimin me Presidentit Meta, ky i fundit bëri të ditur se e ka informuar eurokomisionerin se do të rikthejë për shqyrtim në kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor, dhe se zgjidhja do të vijë vetëm nga populli shqiptar.

Ndërsa takimi me kryedemokratin Basha është zhvilluar në selinë e PD. Në të kanë marrë pjesë edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ish-deputeti Oerd Bylykbashi, ish-deputetja Jorida Tabaku dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

Ndonëse nuk ka detaje për diskutimet mes palëve, reforma zgjedhore si dhe votimi i Kodit Zgjedhor pa kompromis mendohet të ketë qenë një nga temat e takimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here