Heqja e koalicioneve/Agron Duka: Po te jete dakort Lulzim Basha ose është budalla, ose i shitur!

0
401

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i quajti të pakuptimta aludimet, që Lulzim Basha të jetë dakord për heqjen e koalicioneve që bëri Rama, pasi sipas tij, kjo është në dëm të opozitës.

Nëse Basha do të ishte dakord me këtë gjë, është ose budalla, ose i shitur, tha Duka per Report TV.

“Basha ose të jetë budalla, ose i shitur, sepse s’ka si të jetë dakord ai me këto. Me listat e mbylluara edhe mund te jetë dakord, edhe pse ka thënë i dua 100% të hapur, por ata duan të jenë pashallarë.Kor kjo e koalicioneve, nuk mundet të jetë dakord Lulzim Basha, sepse kjo është bërë thjesht për të përfituar Rama për interest ë vet, u bë në mënyrë të njëanshme“, tha Duka.

Pas votimit të djeshëm të njëanshëm dhe shkeljes së marrëveshjes nga Rama, janë shtuar zërat, që vënë në pikëpyetje veprimet e  vakëta të Lulzim Bashës, ndryshe nga presidenti Meta që ka patur një qëndrim mjaft të ashpër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here