Prokuroria e Tiranës urdhëroi dje arrestimin e 5 zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për të cilën gjykata kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa për një tjetër ishte vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie.
Ata akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim, “Kondrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Fshehja e të ardhurave”.
Mësohet se personat e arrestuar janë:
-Denis Durrsi
-Qani Hoxhaj
-Simon Mark
-Arben Doda
-Naim Kasa
Ndërkohë mësohet se në arrest shtëpie është lënë Rezarta Sulejmani ndërsa Klodian Gradeci ish-drejtor i OST me funksion drejtor hidrokarburesh në AKBN dhe Isuf Berberi biznesmen hidrokarburesh, janë në kërkim nga Policia për të njëjtat akuza.
Nuk dihet ende se çfarë shkeljesh konkretisht ka konkluduar prokuroria në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) e cila mbron dhe administron interesat e shtetit shqiptar në fushat hidrokarbure, minerare dhe energjetike.







































