Një deklaratë e aktivistit të Nismës ‘Thurje’ nxiti sot dyshimet se Rudina Hajdari nuk do të jetë më pjesë e kësaj Nisme.
Nga ana tjetër Rudina Hajdari reagoi dhe tha e vendosur se do të jetë pjesë e Nismës dhe madje e ka përforcuar këtë edhe me një postim që ka bërë pak çaste më parë në rrjete sociale.
Me sa duket Rudina do të këtë partinë e saj NISMA, por që nuk është e njëjta me lëvizjen Nisma ‘Thurje’.
Postimi i plotë:
3-4 persona, kryetarë të disa partive të vjetra dhe totalisht të mbyllura e në shërbim të vetëm pak familjeve në Shqipëri, ia kanë dalë të sundojnë vendin për 30 vite duke e lënë atë dhe shqiptarët në varfëri dhe duke ia zhvatur pasuritë e pamasa, nëpërmjet metodës përca e sundo.
Duke na përcarë, ca në të djathtë e ca në të majtë, ca në të kuq e ca në blu e duke na vënë kundër njëri tjetrit, ata ia kanë dalë ta devijojnë vëmendjen e njerëzve nga armiku i vërtetë.
Kështu teksa ne jemi marrë me njëri tjetrin, duke u përleshur me flamujtë e partive të tyre shpk, ata kanë vazhduar të qetë e në bashkëpunim grabitjen e pasurisë kombëtare.
Nëse duam që kombi të prosperojë, që fëmijët të mos i cojmë më emigrant, që të këmi vende pune dhe mirëqënie, do duhet të bashkohemi përtej tyre.
Duhet ta shohim në sy të keqen dhe të përballemi me të.
Sigurisht që kjo kërkon guxim dhe sakrificë e nuk është rrugë e lehtë, por unë jam e bindur që kjo do të ndodhë.
E shoh në sytë e cdo profesionisti, të riu dhe të reje, punëtori e intelektuali që përditë po i bashkohet NISMËS!
Sepse të gjithë e dimë që 30 vite ishin mjaftueshëm më këtë klasë politike, mjaftueshëm për të kuptuar që na kanë mashtruar qysh prej fillimit.
Mjaftueshëm për ti braktisur përgjithnjë!
Eja bashkohu me ne!
Mund të takohemi bashkë për të folur më gjatë nëse regjistrohesh te www.rudinahajdari.al








































