Meta revoltohet, i kthehet me tone të ashpra Sonila Meços: Bëhu serioze me mua

0
543

Kreu i shtetit ka qenë i ftuar këtë mbrëmje në “Tempora” në Ora News dhe duket se gjatë intervistës me moderatoren Sonila Meço ka humbur qetësinë.

Meta iu drejtuar Sonila Meços: O zonja Meço, o je shtatzënë ose nuk je. Nuk ka je pak shtatzënë. E thonë edhe në anglisht këtë shprehje. Marrëveshja e 5 qershorit është shkelur me të dyja këmbët!

Pjesë nga intervista

Pyetje: 5 qershori u shkel, ku do të jetë Meta?

Meta: Presidenti ka qënë në mbrojtje të Kushtetutës dhe në krahun e popullit shqiptar. Do të jetë i vendosur dhe i hekurt. Kam disa vite që paralajmëroj plotësimin e kushteve për negociatat. Ky akt i shëmtuar që ndodhi dje, nuk ishte ngjarje e madhe.

Pyetje: A është shkelur 5 qershori?

Meta: Të lutem bëhu serioze me mua! Sigurisht që është shkelur. Në demokraci gjithmonë është vendosur me konsensus. kjo është ftesë për diktaturë.

Pyetje: Cili është dëmi për shqiptarët?

Meta: As nuk bëhet fjalë për çeljen e negociatave, por nuk bëhet fjalë për pas zgjedhjeve që të largohet Gjermania. Kemi dhe një super skandal. Shqipëria është kryetare e OSBE-së, dhe pengon që të japë ODIHR ekspertizën e tij.

Sonila Meço: Janë shtesa thonë…

Meta: O zonja Meço, o je shtatzënë ose nuk je. Nuk ka je pak shtatzënë. E thonë edhe në anglisht këtë shprehje. Marrëveshja e 5 qershorit është shkelur me të dyja këmbët. Arbitër tani është populli shqiptar. Në Shqipëri lidhur me integrimin ka dalë gjithmonë ajo që ka thënë presidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here