Google search engine
Home Aktualitet Kërcet arma në Durrës, ka të plagosur

Kërcet arma në Durrës, ka të plagosur

0
406

Një përplasje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ishëm të Durrësit, ku një person ka mbetur i plagosur.

I lënduari është një 40-vjeçar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është identifikuar nga policia dhe shpallur në kërkim. Dyshohet se plagosja ndodhi për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, më datë 06.10.2020, rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi E. T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here