“Kam aq filmime sa s’di ku t’i çoj”/Artan Hoxha zbërthen lidhjen e politikës me kultivuesit e kanabisit

0
305

Artan Hoxha jep dy arsye për lulëzimin e parcelave të kanabisit; kriza dhe viti zgjedhor. Gazetari investigativ ironizoi duke thënë se vetëm me parcelën ku ai ishte në Tropojë e kap pragun elektoral në zgjedhjet e ardhshme.

“Ajo bima mund të prodhojë 2-3 kg. Ajo është ekzemplar, vetëm aty në një parcelë e kap pragun elektoral në zgjedhjet e ardhshme. Kam marrë aq shumë filmime këtë rrallë sa nuk di ku ti çoj. Kanabizimi nuk është problem policor, por politik. Nëse politika e lë policinë pa mjete dhe me rroga skandaloze…. Të luftojmë kanabizimin duhet vullnet politik.

Ajo që më shtyn të shkoj atje të marrë përsipër atë rrezik është se ai produkt që prodhohet nga paratë e krimit, në një vend që rritet cdo ditë numri i përdoruesve nuk mund ta luftojmë duke kapur atë shpërndarësin e vogël, luftohet atje, tek ajo. Mund të kapësh një mijë shpërndarës të vegjël, ai do i zëvendësojë me një mijë të tjera” tha ai. Po zhdukjet e të rinjve në Malësinë e Madhe? “Ky është vetëm fillimi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here